Ky frut veror është shumë i shëndetshëm por edhe i bën mirë organizmit. Përbërësit e këtijfrutie bëjnë një aleat të fuqishëm për të ndihmuar sistemin imunitar dhe problemet e tjera shëndetësore.
Përveçse është shumë e shijshme, mbi të gjitha kur është pjekur plotësisht, pjeshkat i bëjnë mirë shëndetit tonë. Një ndër dhjetëra përfitimeqë i sjell organizmit tonë është përshpejtimi i tretjes; kjo falë fibrave (një pjeshkë mesatare i siguron organizmit tonë rreth 10% e nevojës ditore) që jo vetëm shmangin kapsllëkun dhe mbrojnë aparatin tretës, por ndihmojnë edhe në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. Si të mos mjaftonte, pjeshkatpërmbajnëprobiotikë, të domosdoshëm për bakteret e zorrëve.
Forcojnë sistemin imunitar
Përmbajtja në nivele të larta të vitaminës C (rreth 15% të nevojës ditore) që janë të domosdoshme për formimin dhe funksionimin e shumë qelizave imunitare, dhe vitaminës A (rreth 10% e nevojës ditore)e cila ndihmon në formimin e mukozave të traktit respirator që krijojnë një pengesë mbrojtëse për të mbajtur mikrobet larg nga qarkullimi i gjakut, të kombinuara me vetitë natyrore antimikrobike të pjeshkës, këta përbërës e bëjnë këtë frutë një aleat të fuqishëm për të ndihmuar sistemin imunitar.
Jep shkëlqim lëkurës
Të përbëra nga rreth 85% ujë, çka e bën këtë frutë të favorshëm për hidratimin e trupit, pjeshkat janë gjithashtu një eliksir për rininë e lëkurës sonë. Përveçse përmbajnë antioksidantë (të njohur për vetitë e tyre anti-inflamatore), janë të pasura edhe me të ashtuquajturën beta karroten (e njohur për vetitë mbrojtëse ndaj rrezeve të dëmshme), përmban vitaminë C (që favorizon prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe pengon krijimin e rrudhave).
Mbron sytë
Ndër vetitë e shumta të vitaminës A është edhe ajo që favorizon shikimin (mungesa e kësaj vitamine zhvillon në trupin tonë një patologji që njihet si verbëria e natës, ardhur si shkak i dëmtimit të shikimit deri nëverbëri), teksa luteina dhe zeaxantina, përbërës te pjeshkat ndihmojnë në mbrojtjen e retinës dhe të syve, deri në atë pikë sa reduktojnë rrezikun e degjeneracionitmakular dhe kataraktën.
Zvogëlon rrezikun për kancer
Një studim ka evidentuar se antioksidantët, tëcilëtjanëtë pranishme në pjeshka pengojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene, veçanërisht ato të kancerit të gjirit.
Ndihmojnë në ruajtjen e peshës
Studimet e fundit kanë treguar që komponimetbioaktive në pjeshkë kanë veti anti-inflamatore dhe anti-obezitet. Ja pse aftësia për të rregulluar nivelin e sheqerit dhe insulinën në gjak, e kombinuar me përqendrim të lartë të fibrave dhe ujit, i bën pjeshkat një zgjedhje të zgjuar nëse keni nevojë të mbani nën kontroll peshën tuaj.
Mbrojnë nga Alzheimeri
Antioksidantët të pranishëm në pjeshka janë të aftë të mbrojnë nga stresi oksidativ, që në thelb është një çekuilibër midis prodhimit të radikalëve të lirë të dëmshëm për qelizat dhe aftësisë së trupit për t’iu kundërvënë këtyre efekteve të dëmshme dhe i cili dihet gjithashtu se është një nga faktorët shkakor të sëmundjeve neuro-gjeneruese si Alzheimer.
Mbajnë nën kontroll tensionin
Në këtë rast një rol thelbësor e luan kaliumi (një frutë mesatar që furnizon 8% e nevojës ditore), i cili duke vepruar si diuretik natyral, ndihmon në eliminimin e natriumit të tepërt, duke lejuar kështu lehtësimin e presionit të gjakut në zemër dhe arteriet dhe gjithashtu ndihmon trupin për të ulur ndjesinë e fryrjes.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...