Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen.
Është plot me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës.
Është antistresues
Pjepri është një ushqim që lufton stresin. Një studimi kryer në Itali ia atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.
Është antioksidant
Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.
Ndihmon sistemin nervor
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin. Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.
Shëron plagët
Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.
I dobishëm për kockat
Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre. Gjithashtu, konsumi i këtij fruti bën të mundur parandalimin e osteoporozës.
Nxit qarkullimin e gjakut
Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.
Aleat i bukurisë
Përdoret gjerësisht në preparatet kozmetike, pasi tonifikon lëkurën dhe e bën të butë. Një maskë me pjepër është ideale për lëkurat e thata. Mund të përgatitet duke futur në frulator me pak ujë dhe qumësht dhe të përdoret mbi lëkurë pasi është ftohur për disa minuta në frigorifer.
Ndihmon në nxirjen e lëkurës
Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.
Ka pak kalori
Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.
Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve
Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.
Vlerat ushqyese
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...