Pirja e më shumë se tre filxhanëve kafe me kafeinë në ditë është lidhur me elasticitetin më të mirë të mëlçisë, sipas rezultateve të një studimi të madh të botuar së fundmi në revistën profesionale Clinical Gastroenterology and Hepatology.
Studimi është edhe pasqyra më gjithëpërfshirëse e SHBA-së për përfitimet e konsumit kur bëhet fjalë për shëndetin e mëlçisë, transmeton portal arbresh.info
Analiza bazohet në të dhënat nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqyerjes (NHANES), e cila u kërkoi pjesëmarrësve t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre të të ngrënit.
Dihet tashmë se elasticiteti i mëlçisë zvogëlohet gradualisht për shkak të fibrozës dhe depozitimit të yndyrës.
“Studimi i kryer në 2017 dhe 2018 përfshiu 4500 subjekte të zgjedhur rastësisht të cilët iu nënshtruan elastografisë (FibroScan). Pjesëmarrësit e studimit ishin 20 vjeç e lart dhe mesatarja ishte 48 vjeç. 73 për qind e tyre ishin mbipeshë, që është afërsisht mesatarja kombëtare”, tha tha drejtuesi i studimit Dr. Elliot Tapper, një asistent profesor i gastroenterologjisë në Universitetin e Miçiganit.
Shkencëtarët nuk kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të kafesë dhe mëlçisë së yndyrshme, por kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të kafesë dhe elasticitetit të saj.
Tek njerëzit që pinin më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, elastogrami ishte më i mirë. Por një efekt kaq i dobishëm i kafesë me kafeinë në elasticitetin e mëlçisë nuk është gjetur tek njerëzit që kanë konsumuar kafe pa kafeinë, megjithëse një studim i mëparshëm britanik zbuloi një efekt parandalues të të dy llojeve të kësaj pije në zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.
Studimi i fundit jep të dhënat të reja mbështetëse për mjekët që sugjerojnë pacientët të pinë kafe për të ruajtur elasticitetin e mëlçisë.
Rezultatet e të dy studimeve, amerikane dhe britanike, sugjerojnë një efekt pozitiv të pirjes së kafesë, por duhet pasur parasysh se sëmundja e mëlçisë zhvillohet me vite, madje edhe me dekada.
Për të mbajtur mëlçinë e shëndetshme, këshilla e ekspertëve mjekësorë është që të zvogëlohet marrja e karbohidrateve dhe të ndalohet pirja e alkoolit. Faktor tjetër është ruajtja e peshës trupore dhe aktivitetet fizike.
“Në çdo rast, pacientët me rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjes së mëlçisë, të cilët aktualisht konsumojnë tre ose më shumë filxhanë kafe në ditë, do të ishte e mençur të vazhdonin këtë praktikë, sepse ajo sasi kafeje ende arrin të zvogëlojë në mënyrë aktive shanset e tyre për të zhvilluar sëmundje më serioze”, perfundojnë autorët e studimit./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...