Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi sqaroi se spitalet shqiptare kanë kapacitete përballuese për viruset e stinës.
Sipas tij që këto kapacitete të mos rëndohen me virozat e stinës siç është gripi stinor, duhet që qeveria të marrë masa dhe të sigurojë vaksinën për moshat e rrezikuara të cilët janë më të ekspozuar për tu dëmtuar më tepër nga koronavirusi.
Pipero sqaroi gjithashtu se evidencat ende nuk kanë treguar nëse Covid-19 lë një imunitet të përkohshëm apo vazhdon gjithë jetën.
Sakaq mjeku infeksionist nuk kurseu këshillat e tij për ndërgjegjësimin e qytetarëve për tu mbrojtur nga koronavirusi duke respektuar distancimin social dhe rregullat e higjienës.
Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?
Pëllumb Pipero: Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.
Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën.
Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare./abcnews.al/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...