Uji me limon është shumë i dobishëm dhe ne kemi përgatitur një listë të përfitimeve kryesore që ai mund të sigurojë për ju!
Eliminoni oreksin dhe humbni peshë
Shumë hulumtime kanë provuar se konsumimi i ujit me limon në mëngjes ju ndihmon të mbani kontrollin e peshës. Gjithashtu një studim gjerman ka treguar se konsumimi i shpeshtë i ujit do të rrisë metabolizmin tuaj me 30%, si për burrat ashtu edhe për gratë, transmeton Shendeti.com.al.
Rrit imunitetin
Duke qenë se limonat janë burimi më i madh i vitaminës C (nga 30 deri në 50 mg në një limon të vetëm), konsumi i ujit me limon në mëngjes në stomak bosh do të përmirësojë aftësinë e trupit për të absorbuar këto vitamina dhe minerale që gjenden në limon.
Eliminon gurët në veshka
Meqë ka sasi të mëdha të kaliumit, limoni është në gjendje të parandalojë formimin e oksalatit, duke rritur nivelet e citrateve në urinën tonë. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së vitaminës C, mund të pengohet zhvillimi i gurëve në veshka.
Ndihmon në shërimin e akneve
Natyra acidike e trupit mund të neutralizohet me konsumimin e ujit me limon në mëngjes, prandaj mund të parandalojë dhe trajtojë aknet në fytyrë. Gjithashtu nëse dëshironi të trajtoni shpejt aknet, shtrydhni lëngun e një limoni dhe aplikojeni direkt në zonat e prekura.
Gripin dhe ftohjen
Limoni përmban antioksidant dhe mund të trajtojë ftohjen dhe gripin. Mund t’ju shpëtojë nga gripi dhe do të nxisë procesin e shërimit gjithashtu!
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist