Konsumi i ujit gjatë vakteve duket se na sjell më shumë dëm sesa dobi. Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materialet ushqyese në organizëm. Ata këshillojnë që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit.
Nëse ndjeni të nevojshme që patjetër të pini ujë gjatë ushqimit, në mënyrë që të kapërceni më lehtë ushqimin, pijeni gllënjka të vogla. Në të kundërt, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në zorrë, e cila është kyç për zbërthim të duhur të ushqimit. Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materialeve ushqyese.
Vlera ideale e pH në zorrë është 1 deri në 2, dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si p.sh. B12 dhe shndërrimin e ushqimit në lëndë të qulltë, gjë që lehtëson tretjen. Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja ose tretja e keqe e ushqimit.
Pra, kur është më së miri të pimë ujë?
Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla). Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pini midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzini urinë “e rreme”, të cilën e ndjeni kur jeni të dehidruar.
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...