Karrota është një perim që largon toksinat nga trupi.
Nëse hahet e freskët, e zier apo edhe e bërë lëng, nga ky perim mund të përfitoni shumë të mira shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Një studim i fundit ka gjetur se burrat që konsumojnë lëng karrote rregullisht kanë gjasa më të vogla që të pësojnë sulm në zemër.
Karrota është burimi kryesor i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.
Konsumimi i lëngut të karrotës në mëngjes, ndihmon në përmisimin e shikimit. Pasi është burim i vitaminës A, ky lëng rigjeneron qelizat e syrit. Disa studime thonë se për shikim të mirë duhet të hani edhe karrotë të freskët.
Fibrat që ndodhen në karrotë ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Studimet rekomandojnë se lëngu i karrotës është i ulët në kalori, prandaj mundëson që të bëni dietë të shëndetshme nëse dëshironi që të humbisni peshë.
Një gotë lëng karrote gjithashtu parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemërs. Sipas disa studimeve është gjetur se karrotat mund të jenë një burim i shkëlqyeshëm i kimikateve bioaktive për të ndihmuar trajtimin e leukemisë.
Ndërsa në raport me sëmundjet e zemrës, studimet thonë se lëngu i karrotës mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit, e cila ndikon drejtpërdrejt në sëmundjen e zemrës.
Nga lëngu i karrotës mund të përfitojnë shumë edhe gratë shtatzëna. Lëngu i karrotës është i mbushur me disa nga lëndët ushqyese thelbësore dhe mund të sugjerohet për një shtatzëni të shëndetshme. Megjithatë, gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun e tyre për sasinë e nevojshme të konsumimit të lëngut të karrotës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...