Vera është afër, dhe kjo do të thotë se është koha të filloni t’i kushtoni vëmendje shtesë hidratimit.
Meqenëse djersitemi më shumë në muajt e ngrohtë, duhet të pimë më shumë ujë për t’i mbajtur të hidratuara qelizat tona. Por, nëse ndiheni sikur pirja e ujit të thjeshtë është një lloj zvarritjeje, mund të provoni të shtoni disa përbërës të shijshëm që do t’ju ndihmojnë në rritjen e pirjes së ujit dhe do t’ju lënë të ndiheni të aktivizuar dhe lëkura juaj të duket rrezatuese.
Fillimi: ujë me kastravec.
Receta unike kërkon ujë të filtruar, feta trangulli, lëng limoni, lëng aloe vera dhe pak ujë kokosi. Nëse jeni rreptësisht kundër sheqerit, hiqni ujin e arrës së kokosit. Nëse jo, ju inkurajoj ta provoni sepse vetëm një sasi e vogël shton elektrolitet jetike që rritin hidratimin! Jo vetëm kaq, por uji i arrës së kokosit përmban gjithashtu antioksidantë dhe lëndë ushqyese të tjera si magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C, të gjitha këto rritin shëndetin e lëkurës dhe imunitetit, madje dhe ndihmë në tretje.
Nëse jeni gati për pijen, më poshtë gjeni recetën e plotë
Përbërësit
Gjysmë gote ujë të filtruar
Gjysmë gote ujë kokosi
5-10 feta trangull të freskët
Lëng i limonit
Çerek gote lëng aloe vera.
Bimë të freskëta për shije, si mente ose majdanozi (opsionale).
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos