Google ADS

Pini duhan kohë të gjatë? Ky ilaç shtëpiak pastron mushkëritë!

10:24 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Pa marë parasysh se a jeni duhanpirës ose shpesh herë ndodheni në ambient me tym duhani, ky ilaç shtëpiak do të ju ndihmojë ti pastroni mushkritë dhe ta përmirësoni shëndetin.

Tymi i duhanit mund ta dëmtojë shëndetin në përgjithësi, e veçanërisht shëndetin e mushkërive. Prandaj, ne ju paraqesim në reçetë shtëpiake e cila në mënyrë efektive i pastron mushkëritë dhe përmirëson shëndetin, transmeton Femina.al

Ju nevojiten:

  • 400 gram hudhra (çdo thelp të hudhrës prejeni në 4 copa të vogla);
  • 1 copë xhenxhefil;
  • 2 lugë të mesme kurkumë (turmerik);
  • 400 gram sheqer të kaft;
  • 1 litër ujë

Përgatitja:

Ujin vendoseni në një enë mbi zjarr, shtoni sheqerin dhe prisni sa të nxehet. Kur uji të fillojë të vlojë, shtoni xhenxhefilin e prerë në copëza të imëta, hudhrën dhe kurkumën dhe prisni derisa të gjithë përbërësit të vlojnë mirë (rreth 10 min).

Më pas largoni enën dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome. Kjo përzierje shëruese duhet të ruhet në frigorifer.

Çdo mëngjes duhet të konsumoni nga 2 lugë nga ky ilaç në stomak bosh dhe gjithashtu në mbrëmje bëjeni të njejtën – pra konsumoni edhe dy lugë të tjera (së paku gjysëm ore pas darkës).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme