Birra është një nga pijet alkoolike më të vjetra dhe më të njohura, e preferuara në të gjithë botën.
Megjithatë, a e dini ndikimin që kanë ato në organizëm?
Birra është e pasur me proteina dhe vitaminë B. Përmban flavonoide dhe është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve që luajnë një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike, transmeton portali arbresh.info
Birra ruan shëndetin e veshkave. Një gotë birrë në ditë zvogëlon mundësinë e sëmundjes së veshkave për 40 përqind, thonë studimet.
Fibra që përmban birra zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron trupin nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Birra është e pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12 dhe sigurisht rrit nivelet e vitaminave B në trup. Birra përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12 të rrallë.
Sipas një studimi tjetër shkencor, niveli i lartë i silicit në birrë forcon kockat.
Birra përmban laktoflavinë dhe acide nikotinike, përbërës që nxisin gjumin dhe trajtojnë pagjumësinë.
Studimet konfirmojnë që konsumi i moderuar i birrës zvogëlon rrezikun e goditjes në tru me rreth 40 deri në 60 përqind.
Birra është një pije e shkëlqyeshme për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Ekspertët tregojnë se birra përmirëson kujtesën. Sipas tyre, adhuruesit e birrës kanë një rrezik më të ulët të çmendurisë dhe sëmundjes Alzheimer.
Konsumi ditor i birrës ka efekt pozitiv edhe në lëkurë, pasi ajo bëhet më e lëmuar dhe më e bukur.
Është vërtetuar se 2 birra në ditë zvogëlojnë ndjeshëm stresin./arbresh.info/
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...