Ekzistojnë pilula të posaçme për të përshpejtuar ardhjen e menstruacioneve ose për t’i shtyrë ato, të cilat duhet të merren me kujdes dhe me këshillë të mjekut, por mënyra më e thjeshtë ngelet pilula kontraceptive.
Shumë femra e përdorin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual.
Por, si mund ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë mbi periodat?
Pilulat kontraceptive zakonisht imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive. Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive, duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.
Nëse nuk i pini pilulat jo aktive, por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t’ju vijnë.
Po, po, kjo mjafton që t’i shtyni ose mos t’i keni fare përgjatë një muaji.
Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni menjëherë tek pilulat jo aktive për t’i sjell periodat në ditën që dëshironi./ Shendeti.com.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...