Të gjithë e dimë se uji është i shëndetshëm dhe pijet e ëmbla janë të dëmshme. Por, çfarë për pijet tjera?
A e keni ditur se disa pije, të cilat mund të jeni duke i konsumuar duke menduar se janë të shëndetshme, faktikisht janë duke jua dëmtuar dhëmbët?
Duhet pasur parasysh se ajo çfarë është e mirë për lukthin, mund të mos jetë e shëndetshme për gojën, transmeton Telegrafi.
Ekspertët nuk thonë se pijet e mëposhtme patjetër duhet t’i eliminoni, por si për çdo gjë tjetër, sasia e moderuar është çelësi kryesor.
Më poshtë i keni këto tri pije të cilat në mënyrë të fshehtë janë duke jua dëmtuar dhëmbët:
Lëngjet e frutave
Të gjithë e dimë se pemët janë të shëndetshme dhe mund ta shijojmë nga një gotë lëng portokalli në mëngjes, por portokajtë dhe frutat tjerë citrikë si lemonët, grejpfrutët e ananasi përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe nivele të larta të aciditetit që janë të dëmshme për dhëmbët.
Kafja/Çaji
Shumica prej nesh nuk mund ta kalojmë një ditë të tërë pa të paktën një gotë (ose dy) kafe ose çaj. Por a e keni ditur se kafja gjithashtu është acidike? Përveç se është acidike dhe jua dëmton smaltin, nëse përdorni edhe sheqer ju vetëm sa i dëmtoni më shumë dhëmbët.
Pijet energjike/sportive
Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë esenciale për një mirëqenie të mirë, por, a e keni ditur se pijet energjike dhe sportive shpeshherë mbajnë sasi të larta të acidit dhe sheqerit?
Ndonëse mund të mendoni se jeni duke ia rritur vetes nivelet e energjisë, ju njëkohësisht jeni duke i dëmtuar dhëmbët.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...