Rrethi vicioz i shprehive të pashëndetshme fillon me pije të pashëndetshme para gjumi.
Këto pije duhet të mos i pini para se të shkoni të flini gjumë, nëse dëshironi të shmangni mbipeshën:
Vera
Një gotë verë para gjumi pas ditës së gjatë dhe të lodhshme për shumicën është zgjedhje e shpeshtë. Mirëpo, kur të pini gotën e dytë apo të tretë, me siguri keni arritur te pika kur sasia e pirë e verës do të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.
Hulumtimi eksperimental klinik mbi alkoolin ka treguar që sasia e shtuar e verës mund të pengojë gjumin tuaj të natës. Çdo gotë përmban rreth 100 kalori, ndaj është me rëndësi të kini parasysh këtë nëse dëshironi të mos shtoni peshë të panevojshme trupore.
Lëngjet e gazuara
Pijet e tilla nuk janë të shëndetshme edhe kur i pini gjatë ditës. Përmbajnë kafeinë, por edhe sasi të mëdha sheqeri dhe kalori të zbrazëta, të cilat nuk do të plotësojnë urinë tuaj.
Nëse dëshironi të humbini peshë apo të mos shtoni më shumë, lëngjet e gazuara duhet t’i vendosni në listën e pijeve të ndaluara.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?