Google ADS

Pijet pa sheqer dëmtojnë keq dhëmbët

19:10 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Hulumtues nga Universiteti i Melburnit, kanë thënë se reduktimi i sheqerit, nuk mjafton në luftën e mbrojtjes së dhëmbëve.

Sheqeri shkakton prishjen e dhëmbëve, andaj shumë njerëz zgjedhin alternativa tjera, siç janë pijet dhe ushqimet pa sheqer.

Por, dentistët paralajmërojnë se kjo nuk është zgjidhja e duhur, në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, transmeton Telegrafi.

Kokteji i materialeve kimike dhe acideve që përmbajnë pijet pa sheqer, e kanë efektin e njëjtë si sheqeri, në prishjen e dhëmbëve.Në studimin e bërë me 23 pije pa sheqer, është gjetur se përmbajnë përzierje acidesh, që janë shumë të dëmshme për dhëmbin.

Është gjetur se shtesat acidike dhe niveli i ulët e pH-së, shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në anamelin e dhëmbit.

Njëjtë sikur pije që përmbajnë sheqer edhe pijet pa sheqer, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme shtresës së jashtme të dhëmbit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme