Nëse veç ju pëlqejnë këto pije, atëherë e keni bërë zgjedhjen e duhur sepse ju ndihmojnë t’i shmangni sëmundjet e zemrës.
Sipas hulumtuese, konsumimi i çajit e përmirëson shëndetin e zemrës dhe e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet koronare.
Njëkohësisht, edhe konsumimi i kafes ndërlidhet me ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një studim në Holandë ka ekzaminuar se si ndikon konsumimi i çajit dhe kafes në sëmundjet e zemrës.
Për të ardhur në përfundimin e tyre, ata i kanë analizuar 37,514 pjesëmarrës për 13 vjet.
Kështu, ata kanë konstatuar se konsumimi i tri deri gjashtë gotave çaj në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 45 për qind.
Konsumimi i më shumë se 6 gotave çaj në ditë ndërlidhet me zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës për 36%.
Sa i përket kafes, konsumimi i dy deri katër kafeve në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20% krahasuar me ata që pinë më pak ose më shumë se katër kafe. /Telegrafi/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...