Nëse jeni mbështetës i mjekësisë popullore, atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull.
Sigurisht keni dëgjuar për vlerat shëndetësore që sjell panxhari, i cili konsiderohet si ilaçi më i mire për tensionin e lartë dhe ndër të tjera, është i dobishëm në pastrimin e mëlçisë sepse aktivizon punën e këtij organi, por edhe veshkave dhe zorrëve. Mund t’ju ndihmojë të heqni qafe kapsllëkun dhe problemet e tjera të zorrëve sepse pastron trupin nga toksinat, transmeton portali arbresh.info
Për të përgatitur një pijë që shëron shumë sëmundje, ju duhet:
3 panxharë të mesëm
2 lugë miell
200 gram sheqer ngjyrë kafe
1 kavanoz qelqi
Lani panxharin dhe preni në kube. Shtoni pak rrush të thatë dhe përbërësit tjerë dhe zieni mirë. Përzieni të gjithë përbërësit, vendosni garzë të dyfishtë sipër në vend të kapakut dhe lëreni të qëndrojë në temperaturë të dhomës për rreth gjashtë deri në shtatë ditë.
Gjatë kësaj kohe përzieni pijen dy herë në ditë dhe hiqni shkumën që krijon. Pas shtatë ditësh, kullojeni pijen përmes garzës dhe është gati për konsum, tre deri në katër lugë tri herë në ditë, para çdo vakti.
Panxhari jo vetëm që ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe uljen e presionit të gjakut, por do të pastrojë të gjithë trupin nga toksinat, dhe sigurisht që është e mirë për forcimin e imunitetit.
Pasi ta përfundoni sasinë e parë të kësaj pije, pushoni tre muaj dhe rifilloni sërish./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...