Nuk ka pije më të mirë për të filluar ditën tuaj të punës sesa ajo me tre përbërës të thjeshtë: limon, xhenxhefil dhe shafran i Indisë.
Limoni është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe përmban një kombinim të flavonoideve që kanë veti antioksiduese dhe antikancerogjene, pretendojnë shkencëtarët, transmeton portal arbresh.info
Nga ana tjetër, xhenxhefili ka një efekt anti-inflamator dhe stimulon sistemin imunitar.
Sa i përket shafranit të Indisë, ai gjithashtu ka një efekt anti-inflamator, mbron sistemin tonë kardiovaskular dhe ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Përveç kësaj, ajo mbron nga sëmundja e Alzheimerit, thonë ekspertët.
Përfitimet nga përdorimi i xhenxhefilit për 30 ditë
Këtu është receta:
– dy gota e gjysmë ujë
– një limon organik të prerë në feta
– një copë xhenxhefil i freskët, i pastruar dhe i copëtuar
– 1/8 lugë çaji shafran i Indisë
– dy lugë çaji me mjaltë (opsionale).
Vloni ujin. Shtoni limon, xhenxhefil dhe shafran i Indisë. Lëreni për 30 minuta. Kulloni dhe pini në temperaturë dhome ose nxeheni përsëri, por mos e zieni prap. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...