Google ADS

Pija e darkës për të humbur dhjamin e padëshiruar

00:52 | 12 Prill 2017
Trina Galanxhi

Procesi i humbjes së peshës pothuajse gjithmonë fillon me zvogëlimin e numrit të kalorive që ju hani dhe duke rritur numrin e kalorive që digjni.

Metoda më e lehtë për të djegur kalori është aktiviteti fizik, kështu që ushtrimi shkon dorë më dorë me të ushqyerin e shëndetshëm në humbjen e peshës.

Shumica e kalorive të tepërta të trupit ruhen si yndyrë, dhe qëllimi i shumicës së njerëzve që duan të humbin peshën është humbja e yndyrës.

Duke pirë vetëm një gotë me këtë lëng para gjumit, do të zvogëloni nivelin tuaj të yndyrës – sidomos yndyrën në zonën e barkut.

Kur shkojmë për të fjetur, metabolizmi ynë në mënyrë të konsiderueshme ngadalësohet. Përbërësit në këtë pije do ta bëjnë metabolizmin të vazhdojë të djegë yndyrë, ndërsa ju jeni duke fjetur.

Përbërësit:

2 grejpfrut

1 lugë çaji xhenxhefill i integruar

1 lugë çaji uthull molle

Përgatitja:

Qëroni grejpfrutin nga lëkura dhe së bashku me përbërësit e tjerë, vendoseni në shtrydhëse frutash e perimesh.

Ju mund të pini këtë lëng para çdo vakti gjatë ditës, por është e rekomanduar në orët e vona, si një zëvendësim për darkën.

Përsëriteni procedurën çdo ditë për 7 ditë, pastaj bëni një pushim prej 7 ditësh.

Nëse ndjeni shije të hidhur si pasojë e intolerancës e grejpfrutit, zëvendësojeni atë me çdo frut tjetër agrum  siç janë limoni, portokalli apo mandarina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme