Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) përmes një njoftimi ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes nga rriqrat, duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohemi nga pickimi i tyre.
Duke pasur parasysh se gjatë verës pickimi nga rriqrat është dukshëm më i madh, IKSHP-ja në vazhdimësi po bënë përcjelljen e situatës në komunat ku rastet e pickimit nga rriqrat janë më të shpeshta.
Më poshtë keni rekomandimet e IKSHP-së se si të mbroheni nga pickimi i rriqrave:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...