Dy të tretat e njerëzve në Britani po e vënë shëndetin e tyre në rrezik duke mos ngrënë mjaftueshëm peshk.
Ky është paralajmërimi i ekspertëve që studiojnë sëmundjen e kancerit, teksa sugjeron të gjithë në konsumimin e këtij ushqimi deti.
Shërbimi Shëndetësor i Britanisë, këshillon që të gjithë duhet të hanë peshk të paktën dy herë në javë – duke përfshirë një pjesë të peshqve me vaj, si salmoni ose ton.
Por 64 për qind e njerëzve nuk e përmbushin këtë objektiv thotë një nga sondazhet e publikuara nga hulumtimi i fundit, transmeton Klan Kosova.
Peshku dhe ushqimet e tjera të detit janë burime të mira të vitaminave dhe mineraleve dhe janë shumë më të ulëta në yndyrë se çdo formë e mishit.
Peshku me vaj është gjithashtu veçanërisht i lartë në acidet yndyrore omega-3, të cilat kanë përfitime të mëdha për zemrën dhe trurin, dhe vitaminë D, e cila forcon kockat.
Të ngrënit në mënyrë të rregullt peshk, nënkupton që njerëzit kanë tendencë të hanë më pak mish të kuq, duke reduktuar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...