Pesë zakone që shkaktojnë dhjam në stomak

10:59 | 16 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Yndyra e tepërt në bark konsiderohet e rrezikshme për shëndetin e zemrës dhe për shumë njerëz ky është makthi më i keq për shkak të dukjes.

Edhe personat me shëndet të dobët kanë rrezik të preken nga sëmundjet e zemrës për shkak të yndyrës në zonën e barkut, transmeton portal arbresh.info

Prania e kësaj yndyre në trup shoqërohet me lëshimin e proteinave që shkaktojnë inflamacion, dhe gjithashtu mund të dëmtojë arteriet dhe mëlçinë, si dhe të ndryshojë mënyrën se si trupi përdor sheqerin dhe yndyrën.

Zakonet që ndikojnë për krijimin e yndyrës në bark janë:

Jeta nën stres

Mund të tingëllojë si gënjeshtër për ju, por stresi dërgon drejt shtimit të peshës. I gjithë ky ankth mund të krijohet nga teprica e kortizolit, një hormon që inkurajon trupin të “ruajë” yndyrën. Mundohuni të bëni një pushim për disa minuta pas një ore pune, përqendrohuni në frymëmarrjen dhe relaksimin e trupit.

Zgjedhja e ushqimit të gabuar

Ulni konsumimin e karbohidrateve për të zvogëluar marrjen e kalorive dhe sheqernave që shndërrohen në yndyrë. Eliminoni ushqimet e shpejta dhe të yndyrshme plotësisht nga dieta juaj, dhe hani më shumë perime, fruta dhe ushqime të pasura me fibra. Një dietë me fibra të ulët është një nga shkaqet e shtimit të peshës.

Alkooli

Në vetvete, alkooli nuk ka yndyrë, por përthithja e tij ngadalëson metabolizmin, gjë që e bën atë një armik të madh të njerëzve që po përpiqen të mbajnë një sy në linjën e tyre. Ndërsa ngadalëson ndarjen e yndyrnave, ato depozitohen në zonën e stomakut, të paktën kështu thonë shkencëtarët.

Mungesa e aktivitetit

Në dekadat e fundit, njerëzit janë bërë gjithnjë e më pak aktivë, kështu që ka pasur një rritje të numrit të personave të trashë, të cilët kanë të tepërta kudo, madje edhe në zonën përreth stomakut.

Menopauza

Gjatë menopauzës, metabolizmi i grave ngadalësohet. Dhjami që krijohet rreth belit të grave që kanë hyrë në menopauzë është përgjigjja e rënies së estrogjenit. Në menopauzë, ndodh që ruajtja e depozitave të yndyrës zhvendoset nga ijet në zonën e belit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme