Në detin e të dhënave për atë se në çka e shpenzojmë kohën në jetë, shqetësimet kanë filluar të zënë një pjesë të madhe të jetës.
Pavarësisht asaj në çka besoni, a kemi një jetë ose shumë jeta, pesë vjet të shpenzuara duke u brengosur është humbje irracionale e kohës.
Çka është më e keqja, më së shpeshti bëhet fjalë për brenga pa arsye.
Sipas hulumtimit të Organizatës britanike, Benenden Health, personi i rritur mesatarisht dy orë në ditë shqetësohet për shkak të punës, lidhjes, financave, shëndetit, plakjes dhe shumë gjërave tjera.
Që vetëm të shqetësoheni nuk do të ishte kaq tragjike, por pasojë e të brengosurit është ankthi, i cili nuk ju lë të koncentroheni në punë, flini më rëndë, bëheni më të irrituar dhe më shpesh grindeni me partnerin.
Shkurt, meraku i vazhdueshëm lë pasoja në shëndet, dhe atë shumë serioze, transmeton Telegrafi.
Në mes arsyeve kryesore për brengë janë kilogramët e tepërt, plakja, problemet financiare dhe pasiguria, problemet në lidhje dhe tumori.
Për fund, ju përkujtojmë që shkencëtarët kanë vërtetuar që brengosja nuk zgjedh probleme, por të kundërtën, i forcon edhe më shumë.
Prandaj, zgjidhni problemet në ndonjë mënyrë efikase para se t’u vijnë te shëndeti dhe ndoshta dhe koka.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...