Google ADS

Pesë ushqime që ulin kolesterolin

11:44 | 29 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Kolesteroli i ngritur mund të shkaktojë një sërë problemesh dhe sëmundjesh të zemrës dhe enëve të gjakut.

Mjekët shpjegojnë se ka kolesterol të mirë dhe të keq. Kolesteroli LDL quhet i keq sepse mbart 75 për qind të yndyrës (50 për qind të kolesterolit) në gjak dhe është bartësi kryesor i kolesterolit. Kolesteroli HDL është “i mirë” sepse përmban 50 për qind proteina dhe vetëm 20 për qind kolesterol, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët rekomandojnë ushqimet e mëposhtme për të cilat ata kanë gjetur se janë të mira në reduktimin e yndyrave në gjak, dhe rrjedhimisht të kolesterolit:

Hudhra

Hudhrat mund të zvogëlojnë praninë e kolesterolit deri në 11 përqind nëse përdoret në konsum të përditshëm. Gjithashtu, një thelpi hudhër në ditë ndihmon dukshëm në përmirësimin e qarkullimit e gjakut.

Arrat

Arrat janë ushqim që kanë efekt të madh në raport me kolesterolin dhe sigurojnë përqindjen më të lartë të kolesterolit “të mirë” mbrojtës.

Fasulet

Për shkak se përmbajnë sasi të lartë të fibrave, fasulet mund të ulin nivelin e kolesterolit deri në 6 përqind për një periudhë një mujore.

Selino

Selino është e mirë në uljen e përqendrimit të kolesterolit të keq, sepse ka një efekt relaksues në arteriet dhe i lejon ato të zgjerohen.

Mollat

Mollët ulin më së miri kolesterolin, deri në 38 për qind. Konsumimi i rregullt i mollëve të freskëta ose lëngut të tyre mund të jap një rezultat të mirë.

Pasuroni dietën tuaj me këto ushqime dhe rezultatet do të përmirësohen. Shumë njerëz në botë vuajnë nga kolesteroli i lartë, ndaj mos u dëshpëroni dhe bëni gjithçka që keni në dorë për të rikthyer nivelin e kolesterolit në normalitet, në mënyrë që të jeni më të shëndetshëm dhe të funksiononi më mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme