A e dini se një në dy njerëz të lindur pas vitit 1960 në Mbretërinë e Bashkuar do të diagnostikohet me ndonjë lloj të kancerit gjatë jetës së tij?
Ndërsa nga të gjitha llojet e kancerit që i sulmojnë më të dashurit tonë, a e keni ditur se kanceri në pankreas ka përqindjen më të ulët të mbijetesës? – transmeton Telegrafi.
I shkaktuar nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave, kanceri pankreas shpeshherë quhet “kanceri i heshtur”, pasi që simptomat e vogla dhe jospecifike në fazat e hershme e bëjnë të vështirë diagnostikimin e këtij kanceri.
Prandaj, më poshtë i keni disa nga simptomat më zakonshme të kancerit në pankreas, nga të cilat duhet të keni kujdes:
– Dhimbjet abdominale
– Humbja e pashpjeguar e peshës
– Verdhëza
– Humbja e apetitit apo marramendje
– Probleme me sistemin e tretjes, etj.
Duhet të keni parasysh se lista e lartcekur mund t’i atribuohet edhe sëmundjeve tjera të cilat janë më pak serioze. Por, duhet të keni parasysh se hulumtimet tregojnë që mosha, mbipesha, konsumimi i duhanit dhe diabeti i rrisin shanset e dikujt për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër