Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur në botë, por kur fëmija sëmuret atëherë nuk ka asgjë më të keqe se kjo.
Kur jeni vetëm në shtëpi mund të mbeteni të hutuar dhe të mos e dini se çka duhet të bëni. Ju sjellim disa sëmundje të zakonshme te fëmijët. Shikoni se cilat janë dhe herën tjetër të jeni të gatshme për to.
Diarreja
Kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta nga e cila vuajnë fëmijët. Arsyeja për diarre mund të jetë alergjia ndaj ushqimeve të caktuara, intoleranca në ushqim, çrregullimet tretëse ose çfarëdo infeksioni tjetër. Në këtë rast duhet të merrni masa të caktuara preventive. Jepini fëmijës suaj një dozë sheqeri dhe ujë të kripur për të qëndruar të hidratuar. Nëse nuk ka përmirësim gjithsesi vizitoni mjekun.
Temperatura
Shumica e fëmijëve shpesh vuan nga temperatura. Arsye për temperaturë ka shumë (ftohja, infeksioni etj). Shumë prindër nuk e përfillnin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të orientoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.
Ftohja
Në shtëpinë në të cilën ka fëmijë, me siguri do të gjeni ilaçe për kollitje. Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues e lehtë që fëmija juaj mund të bëhet astmatik.
Problemet me stomak
Skuqja e lëkurës
Skuqja e lëkurës nuk mund të jetë gjithmonë rezultat i pelenave. Ajo po ashtu mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Edhe pse nuk është infektuese, skuqja e lëkurës është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët. /Telegrafi/
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...