Nëse jeni duke marrë qetësues kundër dhimbjeve ose pilula të tjera, mund të keni harruar se janë disa pije që nuk duhet të konsumohen kur merrni ilaçe.
Të gjitha medikamentet vijnë me udhëzime që duhet t’i lexojmë. Ata listojnë mënyrën më të mirë për të marrë ilaçin, si dhe këshilla nëse duhet ta pini me stomakun bosh, me ushqim, apo pas ushqimit, transmeton portal arbresh.info
ekspertët kanë listuar pesë pije që duhet t’i shmangim nëse përdorim medikamente.
Kjo është për shkak se këto pije mund të rrisin kohën e prishjes së ilaçit, që mund të nënkuptojë se ilaçi do të fillojë të shkrihet përpara se trupi të arrijë ta përthithë atë siç duhet.
Një studim i botuar në Gazetën Farmaceutike Saudite shqyrtoi efektet e marrjes së një numri ilaçesh kundër dhimbjeve dhe pilulave kundër alergjive me pije të njohura. Përfundimi është i qartë: “Pijet e testuara nuk duhet të përdoren si zëvendësim për ujin gjatë marrjes së medikamenteve”.
Ja për cilat pije bëhet fjalë:
Kafe
Ekspertët morrën dy filxhanë kafe. Njëra u ngroh në 41 gradë Celsius dhe tjera në 100. Dihet tashmë se kafeja dhe kafeina në të, mund të shkaktojnë probleme me ilaçet. Por gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se pijet e nxehta, si kafeja, mund të ndikojnë në kohën e prishjes së një ilaçi. Kjo do të thotë që ju mund të mos merrni sasinë e duhur të ilaçit që ju nevojitet.
Lëng portokalli
Një studim ka treguar se lëngu i portokallit mund të ketë një efekt në lirimin e drogës. Prandaj, është mirë që ilaçi të pihet me ujë, dhe doza ditore e vitaminës C në formën e lëngut të portokallit në një moment tjetër.
Pijet e gazuara
Është zbuluar se pijet e gazuara ndikojnë në kohën e prishjes së shumicës së barnave të testuara. I vetmi që nuk u prek ishte ilaçi për trajtimin e simptomave të alergjisë, thanë ekspertët.
Pije energjetike
Shkencëtarët kanë zbuluar se pijet energjike përshpejtojnë kohën e prishjes së barnave dhe hyrjen e tyre në sistemin e gjakut.
Produktet e qumështit
Ekspertët sugjerojnë që produktet e qumështit nuk shkojnë mirë me ilaçet. Studimi thekson se pacientët duhet të këshillohen që të shmangin konsumimin e pijeve tjera kur marrin medikamente./arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...