Google ADS

Pesë persona të prekur nga Covid-19 me oksigjenoterapi, njëri në Kujdes Intensiv

09:36 | 30 Mars 2020
arbresh.info

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, deri tani, 30 mars 2020, janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;

• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme