Pesë mite të pavërteta rreth vezës

16:08 | 19 Qershor 2019
L G

Disa nga mitet e pavërteta rreth vezëve janë:

Njerëzit me nivel te lartë të kolesterolit nuk duhet të hanë vezë.

Për vite të tëra, doktorët ju kanë thënë se vezët përbëjnë një rrezik të madh për sëmundjet e zemrës, duke e rritur sasinë e kolesterolit në gjak. Mirëpo tani shkenca është duke përparuar, dhe ky fakt nuk qëndron! Konsumimi i katër apo pesë vezëve në javë nuk e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës.

E bardha e vezës është më e shëndetshme se e gjithë veza

Shumë herë është thënë se e bardha e vezës ka shumë pak kalori dhe njëkohësisht ka vlera të mëdha ushqyese. Mirëpo nëse e përdorni vetëm të bardhët e vezës

ju do të humbi yndyrën, vitaminën B7 dhe vitaminën D, që e kuqja e vezës i përmban.

E bardha e vezës ka përmbajtje shumë të lartë të proteinave

Nëse ju vendosni të hani vetëm të bardhët e vezës, atëherë ju jeni duke e përgjysmuar sasinë e proteinës, që një vezë e plotë përmban.

Të hash vezën e pa gatuar të bënë mirë

Shumë njerëz pretendojnë se të hash vezën pa e fërguar apo zier ndihmon në krijimin e muskujve, përmirëson zërin dhe zvogëlon aciditetin në lukth. Mirëpo ky është një tjetër mit, i cili nuk është i vërtetë! Organizmi i njeriut nuk ka aftësi ta absorbojë vezën e pagatuar, që do të thotë se nuk mund ta përthithë vitaminën B dhe përbërësit e tjerë.

Ka vetëm dy lloje të vezëve

Zakonisht njerëzit mendojnë se ekzistojnë vetëm dy lloje të vezëve, me ngjyrë kafe dhe të bardhë, mirëpo disa raca të pulave bëjnë vezë me nuanca të tjera përpos këtyre dy ngjyrave. Gjithsesi, ngjyra nuk është e rëndësishme në krahasim me cilësinë e vezëve./ Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme