Duhanpirja, është një nga shprehitë më të këqija dhe më të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Shumë njerëz tentojnë të heqin dorë, mirëpo ende nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur. Gjithsesi këto janë 5 mënyra të thjeshta të cilat mund t’iu ndihmojnë të hiqni dorë nga kjo shprehi:
Bëni një plan
Krijimi i një plani specifik ju ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Të formulosh qëllimin tënd dhe të ndërmarrësh hapa konkret për të arritur këtë gjë është e domosdoshme dhe ju bënë të ndiheni më të sigurt në gjërat që dëshironi t’i arrini.
Mbani veten të zënë
Është shumë e rëndësishme që për të arritur këtë qëllim, ta mbani veten të zënë. Kjo do t’iu ndihmojë, qe ju të mos mendoni shumë për cigaren. Kaloni sa më shumë kohë duke bërë aktivitete.
Rrini larg nga njerëzit që e pinë cigaren
Çdo ambient, në të cilën përdoret cigarja do t’iu përkeqësojë rrugën për të hequr dorë nga ajo. Krahas ambienteve në të cilat përdoret cigarja, është gjithashtu shumë e rëndësishme të rrini sa më larg pijeve dhe produkteve që përmbajnë kafeinë, dhe të pini ujë ose lëngje në vend të tyre.
Kërkoni mbështetje
Qëndrimi vetëm, e katalizon dëshirën për duhan. Do të ishte një ide e mirë, nëse i kërkoni dikujt të ju ndihmojë dhe të ju mbështes në arritjen e këtij qëllimi.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...