Google ADS

Pesë mënyra si t’i kaloni krizat e migrenës

22:40 | 14 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ndonëse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhimbje te njerëzit që prek.

Ja cilat janë pesë metodat më të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.

Përdorimi i pikanteve

Specat djegës mund të jenë një alternativë e mirë për të larguar dhimbjen që sjell një krizë migrene, kjo për shkak se ata janë qetësues të dhembjeve. Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.

Uji i ftohtë

Zhytni të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni. Kjo mund t’ju ndihmojë ta kaloni dhimbjen shpejt. Hapini dhe mbyllini grushtet gjatë kohës që i keni duart të mbyllura në ujë.

Dhoma e errët

Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita mund t’ju provokojë dhimbjen e përgjithshme dhe atë të kokës.

Kafeina

Një sasi e madhe e kafeinës mund të jetë e pashëndetshme, por një sasi e moderuar mund të veprojë si qetësues dhimbjeje për ata që vuajnë nga migrena. Provojeni gjatë kohës kur keni dhimbje dhe do ta ndjeni ndryshimin.

Masazhi

Kjo është teknika më e përdorshme dhe më e dobishme. Masazhimi i pikave ku ndjeni dhimbje është një gjë shumë e mirë për shkak se do të çlironi pikat e tensionit. Shtypni anën e majtë dhe të djathtë të ballit, shpatullave dhe pulsit për tri herë që të rregulloni energjinë dhe për t’u çliruar nga dhimbja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme