Pesë mëngjese që pastrojnë trupin

09:57 | 16 Nëntor 2017
M. A.

Mos ngrënia e mëngjesit është ende një zakon i përhapur, por i keq për shëndetin. Në fakt, një mëngjes i mirë dhe i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbni peshën duke stimuluar punën e metabolizmit dhe duke pastruar tërësisht trupin. Rezultatet?

Një linjë e hollë, energji pozitive, humor i mirë dhe madje edhe lëkurë më e ndritshme. Sipas studimeve botërore, më shumë se 70% e popullsisë femërore pranojnë se nuk e vlerësojnë trupin e tyre, duke qenë të vetëdijshme se nuk kanë bërë një mënyrë jetese të shëndoshë, duke mos ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe duke mos ushtruar aktivitet fizik.

Nga një mëngjes pozitiv mund të lindë një koncept i ri i mirëqenies. Por çfarë të hani? Ka ushqime me super fuqi, të pasura me vlera ushqyese dhe efektive për të dizintoksikuar mendjen dhe trupin.

Nga frutat e freskëta ose të thata, për të qenë të shëndetshëm, gjëja e rëndësishme është të ndryshojnë dhe të tregojnë ngjyrën, por pa hequr dorë nga shija. Mëngjeset që ju propozojmë janë një himn për gëzimin e të jetuarit dhe të mbajtjes në formë.

Mëngjesi i parë duhet të përmbajë si karbohidratet edhe proteinat dhe yndyrnat e nevojshme për mirëqënien e organizmit tonë.

Por kujdes kapuçinon dhe brioshin ( e rezervoni për të dielat në mëngjes) dhe rrugë të lirë për karbohidratet e mira dhe proteinat. Cilat janë karbohidratet e “mira”? Sigurisht çerealet integrale të pasura me fibra.

Një shembull i një mëngjesi detox: çereale integrale , fruta pylli. Përsa i përket kosit e zgjedhim pa yndyrë. Frutat e freskëta janë një burim vitaminash dhe mineralesh. Zgjidhni fruta pylli si luleshtrydhe, boronica, dredhëza, etj, të cilat i dhurojnë trupit dozën e duhur të antioksidantëve.

Keni menduar ta nisni ndonjëherë ditën me fruta të thata dhe me kosin tuaj të preferuar? Është një mendim i gabuar që frutat e thata të shëndoshin, në masat e duhura frutat e thata si arrat , bajamet, lajthitë janë të këshilluara nga dietologët për të arritur formën që dëshironi. Frutat e thata janë të pasura me Omega 3 dhe fibra, të cilat janë të çmuara për detox.

Një ide tjetër për mëngjesin është tërshëra, të cilën mund ta hidhni në një tas me qumësht vegjetal që në mbrëmje.Mëngjesin tjetër mund ti shtoni boronicë të frekët, bajame etj.

Përsa i përket qumështit vegjetal mund të zgjidhni qumështin e sojës, orizit, bajames, etj. I preferuar për mëngjes nga të famshmit tosti i avokados është për tu provuar sepse është i pasur me proteina.

Perfekt për një mëngjes të ndryshëm nga të tjerët mund ta vendosni avokadon në një fetë buke integrale.Vetitë e avokados njihen, është një fryt i pasur me acideve yndyrore esenciale (Omega 3) dhe pararendës i ngopjes.

Për ta shoqëruar tostin , ideal është një tas me çaj jeshil dhe xhinxher. Sidomos kur ke pak kohë të përgatitësh mëngjesin një smothie plot ngjyra është një zgjidhje e madhe (dhe e shëndetshme).

Si të përgatitni një detox të butë? Recetat janë pothuajse të pafundme, por përbërësi i lartë janë pa dyshim frutat e freskëta sezonale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme