Kapsllëku prek shumë njerëz.Për disa do të thotë vetëm vështirësi në kalimin e fekaleve,jashtëqitje të fortë apo pamundësi në zbrazjen e zorrëve.Sido që të jetë,ne ju sjellim disa fruta që duhet t’i hani nëse vuani nga kapsllëku.
MANAFERRAT
Për një ilaç kundër kapsllëku, përdorni boronicat, dredhëzat dhe manaferrat. Janë shembulli më i mirë pasi përmbajnë fibra. Po ashtu, manaferrat kanë pak kalori, mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme, madje edhe duke i shtuar nëpër ëmbëlsira apo në drithërat e kafjallit.
KIVI
Nëse zorrët e ngadalësuara janë problem për ju, studiuesit tregojnë se kivi që është i pasur me fibra është ajo që jeni duke kërkuar. Një studim ka treguar se 2 kivi në ditë për 4 javë rresht ndihmojnë te kapsllëku dhe lehtësojnë simptomat.
PAPAJA
Papaja ndryshe quhet edhe si “pema e engjëjve”. Është ushqim i mirë për ta shtuar në ushqim, sepse ndihmon te problemet me tretjen, në veçanti te kapsllëku. Njihet si burim për vitaminën C, që ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes. Papaia përmban më shumë vitaminë C se portokajtë. Posedon edhe papainë, enzimën tretëse për të cilën është dëshmuar se ndihmon te kapsllëku.
DARDHËT
Dardhët nuk marrin të gjitha meritat që i meritojnë, që është shumë befasuese, sepse janë të mbushura me vitamina dhe antioksidues. Po ashtu, posedojnë shumë fibra. Nëse konsumoni dy dardhë në ditë, atëherë jeni afër gjysmës së nevojave ditore me fibra.
KUMBULLAT
Kumbullat, apo nëse dëshironi një emër më të ëmbël, kumbullat e thata janë ushqimi për të cilin duhet menduar. Janë shumë të pasura me fibra. Vetëm një kumbull posedon rreth 1 gramë fibra, që është sasi mjaft e madhe. Po ashtu, përmbajnë edhe sorbitol dhe fruktane, sheqerna që kanë efekt prej laksativi.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...