Me vetëm 10 kalori në një karcell, selino padyshim vazhdon të mbetet një ushqim shumë i rekomanduar për dietën me pak kalori.
Selino përpos që ka pak kalori dhe është e shijshme ka edhe shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj që mund të mos i keni menduar kurrë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ju sjellim pesë përfitime shëndetësore të selinos që janë pesë arsye të fuqishme pse duhet ta përfshini në dietën tuaj.
Selino është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve
Antioksidantët mbrojnë qelizat, enët e gjakut dhe organet e tjera të trupit nga dëmtimi oksidativ.
Selino përmban vitaminë C, beta karoten dhe flavonoide, por gjithashtu ka të paktën 12 lloje të tjera të antioksidantëve në një kërcell të vetëm selino.
Po ashtu përbërësit në selino ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në traktin e tretjes, qelizat, enët e gjakut dhe organet e tjera të trupit.
Redukton inflamacionin
Inflamacioni kronik është i lidhur me shumë sëmundje duke përfshirë artritin dhe osteoporozën.
Selino dhe farat e selinos përmbajnë rreth 25 përbërës anti-inflamatorë që shërbejnë si mbrojtje kundër inflamacionit në trup.
Ndihmon tretjen
Ndërsa përbërësit antioksidues dhe anti-inflamatorë ofrojnë mbrojtje për gjithë traktin e tretjes, selino ka më së shumti përfitime për stomakun.
Përbërësit që gjenden në selino ndihmojnë në ulccerën dhe problemet e tjera të stomakut derisa ndihmojnë në tretje më të mirë.
Po ashtu, selino përmban shumë ujë – pothuajse 95 % – që ka ndikim shumë efektiv në tretjen sa më të mirë të ushqimit.
Ka plot vitamina dhe minerale
Ju do të shijoni vitaminat A, K dhe C, plus mineralet si kaliumi dhe folati kur hani selino.
Ka gjithashtu sasi shumë të ulët të natriumit. Plus, selino e ka indeksin e glikemisë shumë të ulët që do të thtoë se ka një efekt të ngadaltë dhe të qëndrueshëm në sheqerin në gjak.
Ka efekt neutralizues
Me mineralet si magnezi, hekuri dhe natriumi, selino mund të ketë një efekt neutralizues në ushqimet acidike – për të mos përmendur faktin se këto minerale janë të nevojshme për funksionet esenciale të trupit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...