Infeksion në rrugët urinare- Në disa raste lodhja e shpeshtë dhe pa motiv, mund të shkaktohet nga një infeksion në rrugët urinare. Në rast se keni ndjesi djegieje dhe urinim të shpeshtë, keni nevojë për trajtim dhe bashkë me mjekimin do të zhduket dhe ndjesia e lodhjes.
Një dietë shumë strikte– Nëse nuk hahet mjaftueshëm, organizmi nuk është në gjendje të japë. Trupi është gjithmonë i lidhur dhe me pak fjalë, një dietë pa kaloritë e duhura, shkakton këputje të trupit.
Shumë kafe- Kur ndihemi të lodhur, gjëja e parë që bëjmë është të pimë një filxhan kafe, më shumë se zakonisht. Por ky është një veprim i gabuar, për shkak se një mbidozë kafeje shkakton ndjesinë e lodhjes.
Tiroidja “dembele”- Debulesa e vazhdueshme, është një kambanë alarmi e hiperteroidizmit, gjendje kur tiroidja është “dembele” dhe punon shumë pak. Mjafton të diagnostikoheni siç duhet, për ta trajtuar me ilaçet specifike. Në mënyrë të veçantë, femrat duhet ti nënshtrohen në çdo 2-3 vite kontrolleve për të parë si punon tiroidja.
Anemia- Anemia e shkaktuar prej mungesës së hekurit, ndikon negativisht në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, duke sjellë mungesë oksigjeni në gjak. Kjo gjë shkakton lodhje.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...