Google ADS

Përzieni vajin e kokosit me sodë buke për një fytyrë të pastër

09:12 | 14 Korrik 2019
L G

Ka shumë produkte për kujdesin e lëkurës të cilat premtojnë se na rikthejnë bukurin natyrale, na bëjnë fytyrën pa të meta dhe na ndihmojnë t’iu themi lamtumirë akneve.

Sidoqoftë, shumica prej tyre janë të mbushura me kimikale të rrezikshme.

Prandaj, në mënyrë që t’i shmangni rreziqet shëndetësore që mund të vijnë nga përdorimi i këtyre produkteve, ekspertët rekomandojnë ta provoni maskën tuaj që e bëni vetë me përbërës natyralë.

Një maskë e tillë e mirë i ka vetëm dy përbërës: sodë buke dhe vaj kokosi.

Vaji i kokosit është prej vajrave natyralë më të mirë që mund ta përdorni sepse ka veti të fuqishme antimikrobiale, shërben si hidratues i lëkurës dhe ka veti antibakteriale. Ky vaj e pastron fytyrën dhe i largon aknet, por edhe i trajton çrregullimet e ndryshme të lëkurës.

Edhe soda e bukës shërben si pastrues i fytyrës, i largon pikat e zeza, e zbutë lëkurën dhe i lufton sëmundjet e ndryshme.

Përbërësit:

– ½ gotës vaj kokosi
– ½ gotës sodë buke

Instruksionet:

Përzieni këta dy përbërës dhe masën homogjene aplikojeni në fytyrë.

Rezultatet do t’i vëreni shumë shpejt. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme