Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.
Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet.
Rastet e rënda mund t’ju çojnë edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtohen edhe veshkat ose probleme me sistemin nervor.
Të moshuarit janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për dehidartim sepse mund të harrojnë të pinë ujë ose të mos e kuptojnë se kanë etje.
Ata gjithashtu mund të neglizhojnë parandalimin e dehidrimit në të njëjtën mënyrë si një i ri.
Ndaj jini të vetëdijshëm për këtë nëse keni një prind ose një person të moshuar pranë.
Mbrojtja më e mirë kundër dehidratimit është parandalimi. Ndiqni këto gjashtë këshilla nga AgroWeb.org, për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht kur temperaturat nivelet dhe aktivitetit tuaj rriten.
Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë
Etja është shenja e parë që tregon se trupi po fillon të dehidratohet.
Pini ujë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës dhe konsumoni më shumë lëngje se zakonisht kur moti është i nxehtë, veçanërisht nëse jeni aktiv.
Shijojeni ujin
Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, mund të shtoni aromë me fruta të freskëta. Ju gjithashtu mund të konsumoni lëngje të freskëta frutash, dhe sigurohuni që të kufizoni kafeinën dhe alkoolin.
Konsumoni më tepër fruta dhe perime të pasura me ujë
Disa fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë krahas lëndëve ushqyese të shëndetshme. Shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkët dhe ananasi janë fruta me përmbajtje të lartë uji. Perimet e pasura me ujë përfshijnë kastravecat, zarzavatet me gjethe jeshile, rrepkat, selinoja, kungull i njomë dhe domatet.
Qëndroni brenda kur bëhet shumë nxehtë
Në ditët shumë të nxehta, qëndroni brenda në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse nuk keni ajër të kondicionuar në shtëpi, provoni të shkoni në një qendër tregtare, kinema ose bibliotekë publike. Shmangni ekspozimin në diell, veçanërisht nga ora 10 e mëngjesit deri në 14:00, kur rrezet janë më të forta. Planifikoni aktivitete në natyrë në mëngjes herët ose në mbrëmje.
Vishuni lehtë
Vishni veshje të lehta dhe të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë. Ngjyrat e errëta thithin nxehtësinë, prandaj zgjidhni me nuanca më të çelura. Mbani një kapelë me strehë të gjerë dhe përdorni krem mbrojtës nga dielli.
Jini të vetëdijshëm për shenjat e dehidrimit
Nëse dikush në familjen tuaj është i sëmurë, kushtojini vëmendje sa ujë konsumon. Kushdo që ka ethe, të vjella ose diarre duhet të pijë shumë lëngje. Mos prisni që të shfaqen shenjat e dehidratimit.
Simptomat e dehidrimit
Urinë më e errët se zakonisht
Nuk urinoni pavarësisht se pini vazhdimisht ujë
Ngërçet e muskujve
Lodhja
Ethe ose të dridhura
Dëshira për ëmbëlsira
Gojë/lëkurë e thatë
Rrahje të shpejta të zemrës
Nervozizëm
Konfuzion
Përgjumje
Sa ujë duhet të pini në ditë?
Sipas ekspertëve tetë gota në ditë është sasia e rekomanduar për të rriturit.
Por nëse jeni duke ushtruar dhe moti është veçanërisht i nxehtë, mund t’ju nevojitet të konsumoni edhe më tepër ujë.
Dhe nëse keni simptoma të dehidratimit si për shembull dhimbja e kokës , marrja e elektroliteve është thelbësore.
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...