Probleme të caktuara shëndetësore mund të na detyrojnë të heqim dorë nga disa produkte në dietën tonë ushqimore. Për shembull, njerëzit me diabet këshillohen të shmangin ushqimet që janë të pasura me sheqer ose yndyra të ngopura
Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), në një porcion prej 100 gramë gjalpë kikiriku, do të gjeni 22,5 gramë proteina, 4,8 gramë fibra dhe një mori vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë kaliumin, kalciumin, magnezin, fosfor etj.
I pasur me antioksidantë, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate, gjalpi i kikirikut mund të jetë i shijshëm dhe ushqyes. Por, ka disa raste në të cilat gjalpi i kikirikut mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e atyre që e konsumojnë, shkruan Health Digest.
Në mënyrë të veçantë, gjalpi i kikirikut mund të kthehet në rrezik mbytjeje për njerëzit e diagnostikuar me një gjendje të njohur si disfagi.
Një person me disfagi ka probleme me gëlltitjen. Më shpesh ndodh tek të rriturit e të moshuarit, por gjendja mund të vijë nga dëmtimi i nervave ose muskujve në fyt, bllokimet nga tumoret e ezofagut, si dhe inflamacioni dhe plot shkaqe të tjera.
Ekspertët thonë që personat me këtë diagnozë duhet të shmangin konsumin e gjalpit të kikirikut për të minimizuar kësisoj incidentet e mbytjes së mundshme. Ata theksojnë sesi natyra ngjitëse e gjalpit të kikirikut mund ta bëjë të lehtë atë që të ngecë në rrugët e frymëmarrjes dhe më pas të pengojë frymëmarrjen.
Nëse besoni se mund të jeni duke përjetuar shenja të disfagisë, bisedoni me mjekun për këshilla profesionale ku përfshihen ngrënia e pjesëve më të vogla, përtypje e ushqimit me një ritëm më të ngadaltë, reduktim i kafeinës dhe alkoolit etj. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...