Personat që vuajnë nga artriti janë më të rrezikuar nga një sëmundje vdekjeprurëse e mushkërive, paralajmërojnë ekspertët. 400 mijë njerëz me artrit reumatoid në Britani dhe 50 milionë amerikanë janë gati 50% më të rrezikuar që të përfundojnë me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
Në listën e ndërlikimeve si pasojë e artritit ekspertët kanë shtuar edhe këtë sëmundje të rëndë të mushkërive, përveç sëmundjeve të zemrës dhe diabeti. Artriti reumatoid është një sëmundje afatgjatë ku sistemi imunitar sulmon vetë trupin, duke shkaktuar dhimbje, ënjtje dhe ngurtësim të kyçeve. Probleme shtesë mund të vijnë nga inflamacioni i shkaktuar në këto kyçe.
Është ky inflamacion që mendohet se çon në zhvillimin e SPOK – termi që përmbledh të gjitha sëmundjet nga emfizema deri tek bronkiti akut, që mund të shkaktojnë gulçim dhe probleme me frymëmarrjen aq të shumta sa mund të bëhen të pamundura edhe aktivitete të përditshme. Gjatë studimit u monitoruan gati 25 mijë pacientë me artrit për më shumë se 1 dekadë nga hulumtuesit shkencorë kanadezë. Personat që vuajnë nga artriti duhet të jenë të vëmendshëm Autorët e studimit, i publikuar tek revista Arthritis Care & Research, thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të kontrollojnë për shenjat e para të sëmundjes pulmonare obstruktibe kronike, që është shkaktare kryesore e sëmundshmërisë kronike dhe e vdekshmërisë në botë.
Disa nga simptomat e para të SPOK janë kolla kronike dhe pështyma, marrja e frymës etj. Sëmundja pulmonare obstruktive kronike, fakte që duhet t’i dini Sëmundja obstruktive pulmonare kronike është një sëmundje kronike e mushkërive që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga mushkëritë. Simptomat përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollë, prodhim të mukusit dhe gulçim. Kjo sëmundje shkaktuar nga ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj gazrave ose grimcave të rrezikshme, në shumicën e arsteve nga tymi i duhanit. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike janë më të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje të zemrës, kancer të mushkërisë dhe një sërë gjendjesh të tjera. Kjo sëmundje ka qenë shkaktari i tretë i vdekjeve në vitin 2014.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...