Një studim i ri zbulon se dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit me sëmundje të veshkave.
Dieta është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të shumë gjendjeve shëndetësore dhe kërkimet e reja po hedhin dritë në atë se sa thelbësore mund të jetë dieta e shëndetshme për veshka, transmeton lajmi.net.
Hulumtuesit në Shoqatën Amerikane të Nefrologjisë muajin e kaluar treguan një lidhje midis dietave pro-inflamatore dhe një rreziku më të lartë të zhvillimit të dështimit të veshkave, të identifikuar si sëmundje renale të fazës përfundimtare (ESRD) tek njerëzit me sëmundje kronike të veshkave (CKD).
“Implikimi i studimit do të ishte që bazuar në gjetjet tona, ne sugjerojmë që dietat antiinflamatore të testohen nëse ato do mund të çojnë në shkallë më të ulët të [sëmundjes renale të fazës përfundimtare], sepse gjetjet tona tregojnë një rrezik të lartë të kësaj sëmundjeje si shkak i një diete inflamatore “, tha për Healthline, Tanushree Banerjee, PhD, prezantuese e hulumtimit.
Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup janë të shumta. Ushqimet pro-inflamatore përfshijnë karbohidratet e rafinuara, sheqeri, fruktoza e misrit, mishi i kuq, pijet e gazuara dhe ushqimet e skuqura.
Edhe disa perime, duke përfshirë domatet, patëllxharët dhe specat mund të shkaktojnë reaksione inflamatore.
Kryesuesja e studimit rekomandon se individët, veçanërisht ata me probleme të veshkave, duhet të flasin me mjekun ose dietistin e tyre para se të bëjnë ndryshime të mëdha në dietën e tyre.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...