Ato që një grup gjaku e dallojnë nga të tjerat grupe janë antigjenet e tyre, përkatësisht mbështjellësi përreth qelizave të zorrëve të eritrociteve të cilat ndihmojnë trupin që të njohë cilat grupe të qelizave janë tuajat.
Pra, nëse pacienti me grupin e gjakut A merr transfuzion të donacionit të grupit B, antitrupat në organizmin e organizmin e pacientit do të refuzojnë gjakun e marrë sepse nuk i përshtatet.
Atëherë ekziston rreziku nga ngjizja e gjakut gjë që mund të rrezikojnë jetën e pacientit, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë dy antigjene kryesore të cilat rrethojnë eritrocitet, të quajtura A dhe B. Nëse grupi juaj i gjakut është AB, në trupin tuaj gjenden edhe antitrupa A dhe B.
Grupit të gjakut O, sërish i mungojnë antigjenet A dhe B për ç’shkak antitrupat e pacientit me grupin e gjakut 0 do të sulmojnë antigrupet e grupit të gjakut A dhe B gjatë transfuzionit.
Për këtë shkak personat me grupin e gjakut O mund të marrin vetëm gjakun e të njëjtit grup.
Grupi i gjakut A është grupi më i vjetër i gjakut, ndërkaq të gjitha grupet e tjera të gjakut kanë dalë si rezultat i mutacionit i cili ka qenë i nevojshëm për të mbijetuar njeriut, përkatësisht t’u rezistojë sëmundjeve të caktuara.
Shkencëtarët kështu kanë konstatuar që qelizat e infektuara me malarie nuk lidhen lehtë me grupin e gjakut B apo O, që do të thotë që personat me grupin O dhe B janë më të rezistueshëm ndaj malaries se sa personat me grupin e gjakut A.
Prandaj mund të thuhet që grupi i gjakut A është “më i dobët” se grupet e tjera.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...