Obeziteti rrit rrezikun e zhvillimit të 11 llojeve të kancerit, ka zbuluar një studim i ri.
Të qenët mbipeshë ju rrezikon nga kanceri i gjirit, ezofagut, stomakut, zorrës, rektumit, sistemit të traktit biliar, pankreasit, mitrës, vezores, veshkave dhe kanceri i gjakut myeloma.
Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar se rreziku i zhvillimit të kancerit të traktit biliar rritet tek meshkujt me 56% për çdo 5 kg shtim në peshë.
Për gratë, rreziku i zhvillimit të kancerit të mitrës rritet me 21%, shkruan gazeta Shëndeti.
Këto rezultate janë shqetësuese duke qenë se një e katërta e të rriturve dhe një e pesta e 11-vjeçarëve janë obezë.
Studimi, i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, thekson shifrat e mëparshme që tregojnë se 25 mijë raste të kancerit në Britani mund të parandalohen çdo vit nëse pacientët do të kishin peshë normale.
Pas mos konsumimit të duhanit, pesha normale e trupit është një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit mund të bëjnë për uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit”.
Sipas një studimi të fundit, rastet me kancer të zorrës së trashë dhe rektumit janë shtuar ndjeshëm tek të rinjtë për shkak të ushqyerjes së pashëndetshme dhe mungesës së aktivitet fizik.
Një person i lindur në vitin 1990 mund të jetë 2 herë më i rrezikuar të preket nga kanceri i zorrës së trashë dhe 4 herë më i rrezikuar nga kanceri rektal, krahasuar me ata që kanë lindur në vitet ’50, thonë hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Kancerit.
Kanceri i zorrës së trashë po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish. Nëse e diagnostikoni në kohë të hershme, shpëtoni jetë! Spitali Continental ofron gjatë gjithë muajit mars një çmim fantastik prej 8000 lekë për ekzaminime me anë të Kolonoskopisë më mjekë të specializuar në këtë fushë. Të gjithë personat që kanë simptomat e mëposhtme rekomandohet kryerja e Kolonoskopisë sa nuk është vonë.
Prezencë gjaku në jashtëqitje
Diarre kronike e pashpjegueshme
Anemi
Pasazh intestinal jonormal
Humbje e oreksit
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...