Grupi gjakut është një karakteristikë që i bëhet gjakut në varësi të pranisë apo mungesës së komponentëve të trashëguar antigjenikë në sipërfaqen e qelizave të kuqe.
Ekzistojnë katër grupe gjaku A, B, AB dhe O, por, sipas sistemit rezus (Rh), ato mund të dyfishohen dhe të jenë 8 në vlerat negativ (-) dhe pozitiv (+). Grupi 0 është një ndër grupet më të rralla dhe të çmuara. Personat që e mbartin janë dhurues dhe shpëtimtarë jetësh, por nga ana tjetër pranojnë gjak vetëm nga grupi dhe rezusi përkatës i tyre.
Grupi i gjakut 0 është lloji i parë i grupit të gjakut të paraardhësve tanë, të cilët kanë qenë të dalluar si dinakë, agresivë dhe tejet grabitqarë. Njerëzit me këtë grup gjaku kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe priren të jenë udhëheqës në fusha të ndryshme. Dieta e dobët ushqimore, zakonet e pashëndetshme apo niveli i stresit janë disa faktorë që i bëjnë këta njerëz më të ndjeshëm sa i takon sistemit metabolik, rezistencës ndaj insulinës, gjendrës tiroide si dhe janë më të prirur për t’u prekur nga obeziteti. Regjimi ushqimor u ndalon këtyre njerëzve kategorikisht konsumin e ushqimeve dhe produkteve të caktuara, siç janë kafeina dhe alkooli.
Këta dy produkte kategorizohen si stimulantë të mbiprodhimit të hormonit të adrenalinës. Ata shkaktojnë tkurrje të një pjesë të trurit që është e përgjegjshme pë kujtesën, ulin nivelin e qelizave të bardha të gjakut dhe dobësojnë sistemin imunitar. Njerëzit me grup gjaku 0 kanë gjithashtu nivel të lartë të acidit në stomak, në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Alkooli rrit ndjeshëm acidet gastrike, çka çon shpesh në acarimin e stomakut dhe në shfaqjen e ulçerës.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...