Ne shpesh mendojmë se janë një temë interesante bisede, por në realitet për ata që na dëgjojnë janë të parëndësishme, të rëndomta dhe të pakuptimta.
Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona.
Një nga këto është teoria e aktivizimit të sintezës. Ky model u zhvillua në vitin 1976 nga J. Allan Hobson dhe Robert McCarley. Sipas saj, qarqet e trurit aktivizohen gjatë gjumit REM, një fazë e karakterizuar nga një aktivitet i fortë cerebral, në të cilën sytë lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe personi ëndërron.
Ky sistem lejon aktivizimin e zonave të sistemit limbik – domethënë, atë grup formash të trurit të telencefalusit dhe diencefalusit, të përfshira në kontrollin e emocioneve, ndjesive dhe kujtimeve.
Truri sintetizon këtë aktivitet të brendshëm – duke ëndërruar – dhe përpiqet t’i japë kuptim këtyre sinjaleve. Ky model sugjeron që ëndrrat janë një interpretim personal i sinjaleve që prodhon truri gjatë gjumit.
Ekzistojnë pra, më parë emocionet e brendshme dhe pastaj ëndrrat, të cilat janë një përpjekje për të kuptuar këto emocione.
Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale.
Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin predispozicionin për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpeshtësinë e tyre. Dhe i njëjti makth mund të përsëritet disa herë, për të trajnuar trurin që të njohë gjendjen negative.
Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë. Kushdo që sheh ëndrra të këqija kur bie në gjumë, është më i stërvitur për të reaguar në kohë të vështira dhe për të gjetur një zgjidhje.
Këto dy teori shpesh paraqiten si konkurrente, por edhe pse e para i përcakton ëndrrat si një interpretim të inputeve të brendshme, ndërsa e dyta i përcakton ato si përpunim të të dhënave të jashtme, të dyja teoritë i përcaktojnë ëndrrat si një përpjekje për të vënë rregull, në një gjendje kaosi.
Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to./Telegrafi
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...