Kafja gjatë shtatzënisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar i bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafes gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhanë ekspres.
Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kafeinës që të jetë i sigurt, për të çuar deri në fund një shtatzëni të shëndetshme dhe të evitohen abortet spontane dhe komplikime të tjera.
Për të arritur në këtë konkluzion grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna.
Dhe në bazë të tyre është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafes është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzëni.
Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën, duke arritur tek fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar. Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë çështje dhe sipas ekspertëve duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësore të shtatzënisë në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.
Një shpjegim i thjeshtë përse zemra nuk preket nga kanceri
Zbardhet lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
Kurti për AP: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të rrezikonte p...
Të paktën 14 të vrarë në një sulm izraelit në Bregun Perëndi...
Kurti në Poloni: E ardhmja e vendit tim është në BE dhe NATO
Pako me duhan pa banderola gjenden në Viti, sekuestrohen nga...