Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor, i cili ndryshe nga ç’presupozohet mund të shfaqet edhe në moshat e reja.
Sipas udhëzimeve të ”International journal of Cardiology” vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku. Hipertensioni jo rrallëherë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, si dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj.
Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë. Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut. Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni. Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish, të gjithë mbi 55 vjeç dhe kishin tension të lartë.
Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar, 1 mollë në ditë për 8 javë rresht ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht. Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni i gjakut kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë./living
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë