Sipas Migraine Research Foundation mbi 1 miliardë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena e ky numër duket se rritet ndjeshëm vit pas viti. 1 në 4 familje ka një pjestar që vuan nga kjo sëmundje, e ndonëse nuk është e rrezikshme për jetën ,simptomat neurologjike të kësaj sëmundjeje ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës. Në një studim të publikuar në Journal of Herbal Medicine, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se kripa e himalajes së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës.
Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë e ta përzieni me 2 lugë kripë rozë (Himalaje). Dhimbja e kokës do të pushojë brenda pak minutave dhe kjo pije nuk ka asnëj efekt anësor.
Kjo kripë përmban 84 elemente, të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të seretoninës (hormonit të lumturisë) dhe forcojnë sistemin nervor.
Efektet pozitive të kripës së Himalajes :
• Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
• Rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit dhe komunikimin.
• Pastron sinuset e bllokuara (që mund të jenë një nga shkaktarët e dhimbjes së kokës).
• Nxjerr acidet nga qelizat e trupit, sidomos qelizat e trurit.
• Rrit nivelin e seretoninës dhe melatoninës
• Vepron si një element i fortë kundër depresionit
Efektet pozitive të lëngut të limonit:
• Kjo pije, e pasur me vitaminën C dhe antioksidues, largon të gjitha toksina nga trupi dhe ju jep një ndjesi lehtësie.
• Balancon nivelet e pH-it në trup
• Mbron sistemin imunitar
• Ushqen trurin dhe qelizat nervore
• Ul inflamacionin në të gjithë trupin (dhimbja e kokës është një lloj inflamacioni,
prandaj lëngu i limonit e lehtëson atë).
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?