Përse ndiheni të lodhur edhe pas tetë orëve gjumë?

16:29 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Ekspertët rekomandojmë të flemë çdo natë nga tetë orë, në mënyrë që të zgjohemi të freskët dhe të palodhur.

Por një ekspert ka treguar se kjo mund të mos mjaftojë për t’i mbajtur larg ndjenjat e përgjumësisë, shkaku i një gabimi të madh të cilin e bëjmë thuajse të gjithë ne, transmeton Telegrafi.

Dr. Carmel Harrington sugjeron se në vend se të përqendroni vetëm në atë se sa orë gjumë i bëni, duhet të fokusohemi edhe në atë se në çfarë ore zgjohemi.

Duke folur për ‘Whimn’, specialisti australian ka thënë:

“Shumica e njerëzve nuk e dinë se ora në sa zgjoheni ndikon në kohën në të cilën mund të bini në gjumë atë natë… Kur shohim rreze dielli në mëngjes, truri jonë e ndalon prodhimin e melatoninës dhe kjo ndalesë e aktivizon orën tonë trupore 24-orëshe”.

Është e rëndësishme ta restartojmë orën tonë biologjike dhe ritmin cirkadian duke u zgjuar çdo mëngjes në të njëjtën orë. Nëse nuk e bëni këtë, gjumi juaj do të sjell efekte negative, do të ndikojë në apetitin, motivimin dhe produktivitetin tuaj.

Konsistenca është çelësi për zgjidhjen e këtij problemi, prandaj përpiquni të bini dhe të zgjoheni nga gjumi në orën e saktë. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme