Kolla është refleks mbrojtës, me të cilin trupi pastron mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes nga sekrecioni i grumbulluar.
Sa më fuqishëm, më shpesh edhe më shumë sekrecion i kollitur, domethënë që infeksioni është i fuqishëm, sepse prania e sasisë së madhe të sekrecionit jashtëzakonisht i përshtatet zhvillimit të shtuar të baktereve, transmeton Telegrafi.
Nëse sekrecioni nuk nxirret jashtë, mund të shfaqen bronkiti dhe inflamacioni i mushkërive, gjendje të cilat kërkojnë kontrollim te mjeku dhe terapi, andaj për këtë shkak është shumë me rëndësi që të mos injoroni kollën dhe të mos prisni që vetë të kalojë, por me kohë ndërmerrni veprime të domosdoshme.
Kolla e cila zgjat dukshëm më shumë se kolla normale pas ftohjes, është shumë më e shpeshtë te duhanpirësit.
Kolla e zgjatur nuk është dukuri e rrallë as te personat e moshuar, posaçërisht te ata me imunitet të dobët.
Kur është koha të shkoni te pulmologu?
Çdo kollë e cila zgjat më shumë se dy – tri javë, fillon të konsiderohet kronike dhe kërkon konsultim me ekspertin.
Pa marrë parasysh a është fjala për kollën e thatë apo për atë produktive, zgjatja e tillë e kësaj simptome duhet patjetër të ketë shkaktarin, të cilin mund ta përcaktojë ekskluzivisht pulmologu.
Gjithashtu, nëse me nxjerrjen e sekretit nëpërmjet kollitjes vëreni ngjyrë të trëndafiltë e cila mund të tregojë gjurmë gjaku, patjetër sa më parë shkoni te eksperti.
E para dhe themelore, nëse pini duhan – ndërpriteni menjëherë së paku derisa të kalojë kolla.
Pastaj, në barnatore kërkoni shurup të mirë për nxjerrjen jashtë të gëlbazës, i cili do të veprojë si melhem në fytin e irrituar, do të qetësojë dhembjen në mushkëri dhe do t’i ndihmojë trupit që më lehtë dhe më me efektivitet të nxjerrë sekrecionin e grumbulluar nga rrugët e frymëmarrjes.
Nëse nuk jeni adhurues i shurupit, janë të qasshme preparate të shkëlqyeshme për nxjerrje të sekrecionit edhe në formë tabletash dhe pikash për inhalacion. Për të zgjedhur më të mirin, me rastin e blerjes patjetër konsultohuni me farmacistin. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...