Keni përjetuar ndonjëherë mpirje të duarve dhe gishtave ndërkohë që flini? Mund të jetë shenjë e parë e të ashtuquajturës sindroma e tunelit karpal, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Nëse injorohet, mund të shkaktojë dëmtime afatgjate, prandaj është e rëndësishme të merrni masa parandaluese.
Çfarë është sindroma e tunelit karpal?
Sindroma e tunelit karpal njihet ndryshe si ndrydhje e lehtë nervore. Simptomat e para të kësaj sindrome janë mpirja dhe ndjesia si shpim me gjilpërë në duar dhe kyçe gjatë natës. Me përkeqësimin e gjendjes, mund të përkeqësohen simptomat edhe gjatë ditës. Gratë zakonisht preken më shumë nga kjo sindromë. Është shumë e rëndësishme që të ndërmerrni masa parandaluese për zhvillimin e kësaj sindrome.
Bëni pushime më të shpeshta
Profesionet që kërkojnë lëvizje të përsëritshme të duarve dhe kyçeve mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e sindromës së tunelit karpal. Prandaj duhet të bëni pushime të herëpashershme gjatë orarit të punës, dhe bëni ushtrime të krahëve dhe të të gjithë trupit.
Mbajeni kyçin drejt kur punoni
Studimet konfirmojnë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes pozicionit të kyçit të dorës kur punoni dhe sindromës së tunelit karpal. Përpiquni të mbani kyçin në një pozicion neutral, pa e lakuar. Rregullojeni karrigen në mënyrë që parakrahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën.
Bëni ushtrime të duarve
Ushtrimet për tendosjen e muskujve rreth kyçeve ndihmojnë që tendinat, që kalojnë përmes tunelit karpal, të jenë në formë të mirë.
Qëndroni ulur siç duhet
Qëndrimi ulur siç duhet kur punoni është e rëndësishme jo vetëm për shpinën. Nëse mbani një posturë jo të drejt, ushtroni presion te shpatullat, të cilat ndikojnë më pas tek kyçet dhe duart. Mbajeni shpinën drejt dhe këmbët të mbështetura mirë në dysheme.
Akull për kyçet
Akulli ndihmon për të lehtësuar dhimbjet në kyçet dhe duart. Mbani një qese me akull në kyçe ose i mbani ato në ujë me akull për 5-10 minuta. Kjo metodë nuk e parandalon sindromën e tunelit karpal, por ndihmon për të lehtësuar dhimbjet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...