Google ADS

Përse gratë në lindje duhet të heqin bizhuteritë e tyre?

17:53 | 31 Gusht 2024
R J

Ja pse nuk është e sigurt t’i vësh ato në spital

Shpesh në maternitet, gratë detyrohen të heqin bizhuteritë e tyre: gjerdanët, vathët, unazat, madje edhe orët. Rezulton se të gjithë këta aksesorë të modës nuk kanë vend në spital. Dhe ja përse.

Shumë gra janë të sigurta se është bërë gjithçka për të shmangur rreziqet e panevojshme nëse diçka ndodh papritur në maternitet. Por në fakt kjo nuk është arsyeja e vetme përse shtatzënat këshillohen të heqin bizhuteritë e tyre.

Kushdo që ka shkuar në stërvitje të arteve luftarake ose në ndonjë sport kontakti e dinë: trajneri nuk do t’ju lërë kurrë në fushë ose në palestër nëse mbani vathë, unaza, zinxhirë. Maksimumi është një llastik flokësh, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo bëhet për sigurinë tuaj: në kulmin e betejës, ju lehtë mund të lëndoni veten ose kundërshtarin tuaj me bizhuteritë tuaja. Dhe lindja është më e rrezikshme se çdo rival në sport. Prandaj, nënat e ardhshme janë pa bizhuteri – për të njëjtën siguri.

Çështja nuk është vetëm se një zinxhir, byzylyk apo edhe një unazë mund të kapin diçka dhe t’ju lëndojë. Gjatë lindjes, por edhe pas saj, mund të filloni të ënjteni shumë. Dhe heqja e unazës atëherë mund të jetë shumë problematike.

Çfarë tjetër nuk duhet të bartni?

Bizhuteritë nuk janë krejt çka duhet të hiqni para lindjes. Shumica e materniteteve ju këshillojnë fuqimisht të hiqni qafe manikyrin.

Ju, mund të ngjyrosni thonjtë tuaj, por lehtë. Është fakt që mjekët e gjykojnë gjendjen e një gruaje nga ngjyra e thonjve. Nëse ato bëhen blu, atëherë nevojiten masa urgjente. Ju nuk mund të shihni ngjyrën nën llak. Dhe fakti që thonjtë duhet të jenë të shkurtër është tashmë i qartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme